08:52 / 20.03.2023
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rast i dhunimit ka ndodhur të dielën në Prizren.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.
“ Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësht të PK-së.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.