Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok
Kronika

Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok

F. Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë-veri me zyrtarët policor në stacionet policore respektive vazhdon me angazhimet e saj aktive në zbatim të ligjit, parandalimin dhe luftimin e veprave penale të të gjitha llojeve.

“Në funksion të përmbushjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit”, thuhet në një njoftim për media nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:  Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë, dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës, një revole, e tipit zastava dhe dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin policisë.


MË SHUME NGA Kronika