Arrestohet një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje
Kronika

Arrestohet një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

F. Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2005, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në posedim të të dyshuari, sipas njoftimit,  është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika