Gjendet i vdekur një person në Pejë
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Pejë

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur i vdekur dje në rrugën “Brigada” në Pejë.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, dhe bëhet e ditur se në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishekë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika