Punëtorët e Gjykatës Themelore kërkojnë korrigjimin e listave të pagave
Kosovë

Punëtorët e Gjykatës Themelore kërkojnë korrigjimin e listave të pagave

RTKlive

Përmes një komunikate për media Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Tranfereve pas miratimit të Ligjit të Pagave.

Përmes  kësaj komunikate  Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt, që sipas tyre shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta dhe ulje page.

Tujtje Sindikata ka paralajmëruar se do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante që t’i rishikojnë gradimet dhe koeficientet e përcaktuar, sepse sipas tyre, jo që nuk është arritur paga të dinjitetshme, por ka ulje të pagave në disa pozita.

“Mos zbatimi i vendimit të lartëshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do na detyroj pa dëshirën tonë ta aktivizojmë grevën e pezulluar me dt.18.03.2022”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kosovë