44 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë persona, si dhe pranë gjykatës kompetente është ֝parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur 24 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale. E Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale, edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe një të mitur në kohëzgjatje prej 24 orë, për kryerjen veprave të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person dhe ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit nga 44 aktakuzat e ngritura nëntë nga to janë aktakuza për veprën penale “Dhune në familje”.