13:07 / 21.03.2023
Filloi vendosja e pajisjeve për matjen e zhurmës
RTKlive
Ka filluar vendosja e pajisjeve për matjen e zhurmës në hapësirat e gastronomisë.
Nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu, tha se subjektet afariste kanë kohë të aplikojnë për çertifikatë vetëm edhe deri të premten në formë fizike në sportele ose të dielën përmes formës online në https://apliko.ndotja-akustike.com/.
"Sigurisht, në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3.000 – 5.000 euro. Le t'a rregullojmë bashkarisht zhurmën, me qejf e qetësi!", ka shkruar ajo në 'Facebook'.