I dyshuari në Jarinjë sulmon policin
Kronika

I dyshuari në Jarinjë sulmon policin

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të martën në Jarinjë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 17:50 pasi i dyshuari është ndaluar nga Policia për procedura policore.

Policia ka njoftuar se i njëjti  ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor e më pas është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

"Rasti  është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor", thuhet nb raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika