Kërcënoi drejtorin e shkollës, arrestohet prindi
M.Sh/RTKlive
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё ka arrestuar mbrëmë një qytetar pasi kishte kërcënuar drejtorin e shkollës në fshatin Kryshec të Pejës. Sipas Policisë, deri të kanosja ka ardhur pasi drejtori i shkollës kishte përjashtuar nga shkolla dy nxënës.
“Rreth orёs 10:10, Policia ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur Drejtorin e shkollës”, thuhet në raport.
I dyshuari, sipas Policisë, ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.