36 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale. E Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndalur një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra penale te ndryshme, edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit nga 36 aktakuzat e ngritura katër nga to janë aktakuza për veprën penale “Dhune në familje”.