Policia sekuestron një armë dhe substanca narkotike
Kronika

Policia sekuestron një armë dhe substanca narkotike

F. Sertolli / RTKlive

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës thuhet se në e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

“Një nga kontrollet është ndërmarrë në rrugën "Ferid Curri" në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll,  ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar  një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe  një sasi kokainë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ndaj personit të  dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje.


MË SHUME NGA Kronika