09:27 / 23.03.2023
Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”
F. Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës është informuar se nё rrugën “ Mbretëresha Teutё ” nё Pejё ka ndodhur njё rrahje mes disa personave. Në një njoftim për media thuhet se Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katёr (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore.
“Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia. Tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se dy persona tё dyshuar janё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndaluar pёr 48- orё.