09:29 / 23.03.2023
Gruaja njohu në burrë në rrjetet sociale, e në takim ia vodhi 400 euro
J.M/RTKlive
Policia ka njoftuar se një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ka raportuar se nga një burrë që e kishte njohur në rrjete sociale, ia ka vjedhur 400 euro nga çanta.
Policia deklaron se viktima ka denoncuar rastin, duke sqaruar se derisa ajo ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale, i njëjti ia ka vjedhur 400 euro nga çanta.
“Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, deklaron policia.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, raporton policia, duke sqaruar se rasti është nën hetime.