Policia në Skenderaj realizon një bastisje, konfiskohen dy armë
Kronika

Policia në Skenderaj realizon një bastisje, konfiskohen dy armë

F. Sertolli / RTKlive

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë realizuar një bastisje.

“Si rezultat i bastisjes në shtëpinë  e të dyshuarit   janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë,  një armë tytë gjatë( pushkë) dhe një pistoletë. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është intervistuar i dyshuar: A. V., 43 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

Tutje thuhet se ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.


MË SHUME NGA Kronika