09:32 / 23.03.2023
Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë"
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe se pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit tё shtetit janë ndaluar pёr 48- orё.
Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur më datë 22 mars 2023 rreth orës 20:00, nё rrugën “ Mbretëresha Teutё ” nё Pejё ku janë rrahur mes vete disa persona.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, e që si pasoj e rrahjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Gjatë rrahjes ёshtё përdorur edhe njё mjet i mprehtë (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia. Të lënduarit janë dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”, thuhet në njoftim.