Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike
Foto: Policia e Kosovës Facebook
Kronika

Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike

RTKlive

Njoftohet se gjatë një kontrolle të policisë ndaj tre personave të dyshuar për aktivitetin kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike, njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë.

Sipas policisë ndaj personit të  dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje.

Ky kontroll është ndërmarrë mbrëmë rreth orës 17:30, në rrugën "Ferid Curri" në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.


MË SHUME NGA Kronika