44 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale. E Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra penale te ndryshme, edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit nga 44 aktakuzat e ngritura tri nga to janë aktakuza për veprën penale “Dhune në familje”.