Një i arrestuar për tentim dhunimi në Istog
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Tentim dhunimi”.
Sipas raportit policor, rasti i cili ka ndodhur të martën me 21 mars, është raportuar nga e mitura dhe babai i saj .
“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, nё stacionin policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimës sё bashku me viktimën e mitur, e cila deklaron se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunoj. Policia menjëherë ka marr masat adekuate, duke intervistuar viktimën nё prezencën e punëtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave”, thuhet në njoftim.
I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo nuk ёshtё lajmëruar, teksa dje ёshtё arrestuar.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit është dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.