36 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
Foto: RTKlive
Kronika

36 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë ֝parashtruar pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër  persona të dyshuar, në katër raste të ndara, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, dhe ngritur katër aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndalur një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit si  dhe ka ngritur gjashtë  aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale,  Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar një  person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen veprës penale, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra penale të ndryshme,  Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar  një person të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika