Vajza vdes në gjumë, nëna lajmëron policinë
Kronika

Vajza vdes në gjumë, nëna lajmëron policinë

RTKlive

Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Sapo e ka vërejtur këtë nëna e saj kishte lajmëruar policinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë ë Kosovës bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Fsh. Kosterc, Skenderaj 24.03.2023-06:33. Një femër kosovare, ka njoftuar  se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika