Paralelet e ndara të shkollave në fshatrat e Suharekës po mbyllen | Video
Kosovë

Paralelet e ndara të shkollave në fshatrat e Suharekës po mbyllen | Video

Myrvete Axhami / RTK

Paralelet e ndara të shkollave në fshatrat e komunës së Suharekës janë drejt mbylljes. Rënia e numrit të nxënësve po i detyron institucionet lokale që këto objekte shkollore të mbyllen.

Në shkollën fillore të Stavuçinës mësojnë vetëm 3 nxënës.

 Reçani i Suharekës ka rreth 150 shtëpi, por edhe në këtë shkollë numri i nxënësve po bie nga dita në ditë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, thotë se paralelet e shkollave po shkojnë drejt mbylljes, ndërsa nxënësit që kanë ngelur në ato fshatra do të barten me transport të komunës drejt zonave më të populluara.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve në këto fshatra do të lërë jashtë funksionit objektet shkollore, por problemi kryesorë ngelet zvogëlimi i normave të punës së mësimdhënësve.


MË SHUME NGA Kosovë