Prizreni pritet që do të behet me ngrohtore |Video
BKT
Kosovë

Prizreni pritet që do të behet me ngrohtore |Video

Myrvete Axhami / RTK

Prizreni si komuna e dytë më e madhe, ende nuk ka një sistem të ngrohjes qendrore kolektive. Por, kjo pritet të ndodh përmes një projekti të BE-së, i cili do të përfshijë tetë komuna të Kosovës.

Projekti për ngrohtoren e qytetit është në fazën e studimit, derisa është caktuar edhe lokacioni.

Ekspertët e kësaj lëmie e shohin shumë të domosdoshme ngrohtoren me energji të ripërtritshme për qytetin e Prizrenit .

Energjia e sistemit solar tashmë është vendosur në ITP , ndërsa është një shembull i mirë jo vetëm në përfitimet ekonomike .

Prizrenasit e kanë mirëpritur një projekt të tillë .

Sipas inxhinierit Pireci, ndërtimi i ngrohtores së qytetit në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare , obligon institucionet lokale që të vendosin kritere që në ndërtim , për kyçje të banesave në sistemin ngrohës .


MË SHUME NGA Kosovë