Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit në Viti, katër të arrestuar
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit në Viti, katër të arrestuar

E. Hoti/ RTKlive

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të zbulojë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit në Viti.

Sipas njoftimit të Doganës, pas hetimeve të përbashkëta me Policinë, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pas janë bastisur pronat e të dyshuarve  në Viti.

“Gjatë bastisjes njësitë e Doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit. Vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana ka njoftuar se të gjitha pajisje dhe duhani janë sekuestruar, përderisa katër personat përgjegjës janë ndaluar dhe me urdhër të prokurorit për momentin janë duke u intervistuar.

Ky institucion thotë se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


MË SHUME NGA Kronika