Gropa në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë|Video
Valjete Shala/ RTK
Qytetarët që kalojnë përgjatë rrugës Prishtinë-Podujevë, ka kohë që e presin rregullimin e saj. Por, së fundi, gropat e shumta në këtë rrugë janë bërë shqetësim i ngasësve
Gjendje e rëndë është gjatë rrugës në fshatrat Lluzhan, Bardhosh e në pjesë të tjera të kësaj rruge.
Problem më i madh është për personat, të cilët e frekuentojnë shpesh këtë rrugë. Si pasojë e gropave dhe mosrregullimit ende të saj, thonë së po krijohen aksidente, dëme dhe kolona.
“Para dy dite e kam thye një pjesë të kerrit në gropa. Është katastrofë. Qe 10 vjet kjo rruge nuk u bë”, tha një qytetar.
“Ka shume dëme të mëdha, është rrezik. Tu i ik gropave, bëhen edhe aksidente”, tha një qytetar tjetër.
“Telashet veç do shihen, dihet shqetësimi i ngasësve. Ka telashe, ka dëmtime”, shtoi një qytetar.
RTK, gjatë gjithë ditës ka provuar të këtë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, por që nuk ka kthyer përgjigje.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e 18 pronave kadastrale për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë.























