Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë
BKT
Kronika

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

RTKlive

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje dy të dyshuar për tentim vrasje të cilët u vetë-dorëzuan.

“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritur që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje  që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës”, thuhet në raportin e policisë.

Në raport thuhet se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:

- I. R,  mashkull 30 vjeç dhe

- D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorëzohen në polici.

Sipas policisë pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika