21:03 / 28.03.2023
Në Jarinje ndalohet i kërkuari nga Gjykata
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar sot një person në pikëkalimin kifitar Jarinje.
Policia sqaron se i dyshuari M.J. është ndaluar mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.
“I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit”, deklaron policia.
Tutje thuhet se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.