Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë
Kronika

Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë

E. Hoti/ RTKlive

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka ndodhur një përleshje në mes dy të burgosurve.

Sipas Policisë së՞Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:15.

Viktima ka pësuar lëndime trupore teksa ka pranuar dhe tretman mjekësor.

“Qendra Korrektuese Dubravë 27.03.2023-12:15. Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar  (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.


MË SHUME NGA Kronika