09:55 / 29.03.2023
Gjendet i vdekur një burrë në afërsi të lumit në Vernicë të Vushtrrisë
E. Hoti/ RTKlive
Një burrë është gjetur dje i vdekur afër një ure në lumë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i viktimes është vrejtur nga një dëshmitar.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës u tha se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.