Policia jep detaje për demolimin e një lokali në Prishtinë
Foto: RTKlive
Kronika

Policia jep detaje për demolimin e një lokali në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për demolimin e një lokali mbrëmë në rrugën  “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas Policisë, disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar edhe menaxherin i këtij lokali.

Organet e rendit kanë njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa njëri nga të dyshuarit është identifikuar.

“Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali),  duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar si “Lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.


MË SHUME NGA Kronika