Stacioni i Autobusëve në Prizren kalon nën menaxhim të Komunës
BKT
Kosovë

Stacioni i Autobusëve në Prizren kalon nën menaxhim të Komunës

RTKlive

Stacioni i Autobusëve në Prizren tashmë ka kaluar në menaxhim të Komunës.

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj,  ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrimin dhe autorizimin e Komunës së Prizrenit.

Komuna e Prizrenit tashmë ka nën menaxhim NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi.

“Ky akt është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Prizrenit dhe për kompanitë e transportit të udhëtarëve si dhe do të përshtatet me nevojat dhe kërkesat e tyre” – u shpreh me këtë rast Totaj, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit.


MË SHUME NGA Kosovë