Arrestohet i dyshuari që përfitoi duke hyrë në sistemet kompjuterike
Kronika

Arrestohet i dyshuari që përfitoi duke hyrë në sistemet kompjuterike

E. Hoti/ RTKlive

Një person u arrestua dje në Prishtinë pasi dyshohet se hyri në sistemet kompjuterike.

Sipas Policisë së Kosovës ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitojë për vete dhe të tjerët pa mbulesë.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitoj për vete dhe të tjerët pa mbulesë duke shkaktuar dëme materiale te konsiderueshme”, thuhet në raportin e PK-së.

Në cilësinë e provave materiale u tha se janë sekuestruar një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur.

 Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika