Arrestohet nën dyshimin se kanosi Prokurorinë Speciale
Kronika

Arrestohet nën dyshimin se kanosi Prokurorinë Speciale

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë një person për kanosje.

Sipas Policisë,  i njëjti dyshohet se përmes një shkrese ka kanosur Prokurorinë Speciale.

Rasti ka ndodhur mes datave 21 dhe 22 dhjetor të vitit 2022.

“I dyshuari mashkull kosovar përmes një shkrese drejtuar Gjykatës për një lëndë dyshohet se ka kanosur Prokurorinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje thuhet se me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si ”Kanosje”.


MË SHUME NGA Kronika