Shtërpcë, arrestohet transportuesi me dru ilegal
Kronika

Shtërpcë, arrestohet transportuesi me dru ilegal

RTKlive

Policia e stacionit në Shtërpcë pas disa informacioneve që ka siguruar, mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Drajkovc ka ndaluar një automjet që po transportonte dru ilegalisht nga malet e Shtërpcës. Sipas njoftimit, ky aksion është marrë në kuadër të planit aktiv "Mbrojta e Pyjeve".

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.

Kjo e fundit thuhet se po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të druve.

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të druve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika