S’iu paguhen shtesat, Shoqata Sindikale e QKUK-së thërret mbledhje
J.M/RTKlive
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka njoftuar se me daljen e listës së pagave me 31 mars, nuk janë përfshirë shtesat në pagë, si (shujta,rrezikshmëria në punë,stazhi,kujdestaritë për infermier dhe shërbime teknike,po ashtu ulja e koeficientit për administratën dhe heqja e tyre nga shërbyes të sistemit publik.
“Me këtë rast, shprehim paknaqësinë tonë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë,dhe në vazhdën e kësaj thërrasim mbledhjen urgjente të Këshillit Drejtues për të hënën në orën 8 e 15”, shkruan në njoftimin e kësja shoqate.
Më tej shpjegohet se varësisht nga qëndrimet e Këshillit Drejtues, do të vendoset për hapat e mëtejm sindikal.
“Rjedhimisht,me anë të kësaj komunikate paralajmërojmë se gjendja e punonjësve shëndetësorë është alarmante dhe në ditët në vijim do të meren hapa radikal sindikal konform gjendjes së krijuar”.