Ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave narkotike
Foto/ Policia e Kosovës në Facebook
Kronika

Ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave narkotike

RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se në Mitrovicën e Veriut janë ndaluar dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave narkotike.

"Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, pas mesnate, rreth orës 01:00, patrulla policore ka sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim. Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona. Policia ka bërë kontrollin e veturës dhe personave në të. Tek i dyshuari është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike. Lidhur me këtë policia ka iniciuar rastin, kurse me rekomandim nga prokurori rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika