Arrestohet një 20 vjeçar i dyshuar për posedim të substancave narkotike
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se gjatë natës, në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Sipas njoftimit arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Jeton Terstena” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi S. I.,20 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet n njoftim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























