Një muaj paraburgim serbit që dyshohet për djegie të veturave në veri
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim serbit që dyshohet për djegie të veturave në veri

RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji serbit M.B., i cili dyshohet për sulmin e dy zyrtarëve policor në veri gjatë javë së kaluar.

Sipas Gjykatës, i pandehuri M.B, dyshohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasja në tentative”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” si dhe “Zjarrvënie”.

"Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit  i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më tej thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika