Arrstime e bastisje në Prishtinë e Pejë për shkak të bixhozit
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrstime e bastisje në Prishtinë e Pejë për shkak të bixhozit

J.Musliu/RTKlive

Policia ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke arrestuar disa persona të dyshuar dhe ka kryer kontrollin e disa lokacioneve.

Kjo  për shkak të dyshimit se ata ishin të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) të tjerë, në cilësinë e të dyshuarve.

Këta të fundit, janë liruar në procedurë të rregullt, pasi të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Para të gatshme – 4,423.00 euro, 2 aparate të lojërave të fatit, 25 telefona mobilë, 2 kompjuterë laptop, 2 DVR  si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent,  dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika