Shenjëstrohet rasti ‘’Zhuri’’, sekuestrohen mbi 1.5 milionë euro
E. Hoti/ RTKlive
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka shenjëstruar një rast të ri të koduar ‘’Zhuri’’ , ku janë të përfshirë gjashtë persona.
Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 euro.























