37 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 26 persona, si dhe janë parashtruar tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë persona, për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona, ka paraqitur tre kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit nga Prokurori i Shtetit, shtatë nga aktakuzat e ngritura janë për veprën penale “Dhunë në familje”.























