Tentativë vrasjeje në Prishtinë
BKT
Kronika

Tentativë vrasjeje në Prishtinë

RTKlive

Një tentativë për vrasje ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Një qytetar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me makinën e tij është shtënë me armë ndaj tij nga një veturë tjetër në lëvizje.

Ai i ka thënë Policisë se i dyshuari mund të jetë një person me të cilin ka pasur mosmarrëveshje. Në vendngjarje janë gjetur shenjat e pesë gëzhoja.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika