Vdes 31-vjeçarja në Obiliq, dyshohet se bëri vetëvrasje
BKT
Kronika

Vdes 31-vjeçarja në Obiliq, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një grua 31-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ka vdekur dje në Sibovc të Obiliqit, si pasojë e plagosjes me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se përkundër se ka elemente që mund të jetë kryer vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit i ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar (femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj. Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Ndërkohë, familjarët e të ndjerës L.G.-P. kanë njoftuar në rrjetet sociale se ceremonia e varrimit do të bëhet sot në orën 17:00. 


MË SHUME NGA Kronika