I arrestuari dërgohet në psikiatri, sulmoi fizikisht një femër
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

I arrestuari dërgohet në psikiatri, sulmoi fizikisht një femër

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë pasi kishte sulmuar fizikisht një femër.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me rekomandim të mjekut është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë.

 Rasti është cilësuar Dhunë në Familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe me rekomandim të mjekut kujdestar do të dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika