Në zonën 50 km/h, voziti 135 km/h, gjobë dhe i merret patent shoferi
J.Musliu/RTKlive
Policia rajonale në Ferizaj, në rrugën magjsitrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Slivovë, ka ndaluar shoferin A.H i moshës 30 vjeç.
Ai ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas Ligjit të Komunikacionit Rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Në po të njëjtin lokacion, policia ka ndaluar edhe dy shoferë tjerë, G.K i moshës 30 vjeç dhe A.D i moshës 26 vjeç, ndërsa një shofere Sh.H e moshës 42 vjeçare është ndaluar në fshatin Gjyrkovc të Shtimes.
Ata shkaktuan kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe nga 3 muaj heqje të patent shoferit.
Me këtë rast, policia apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.
Policia deklaron se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të njoftojnë menjëherë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, kurse të dhënat ruhen në konfidencialitet të plotë.























