Arrestohet i dyshuari që ngacmoi seksualisht një burrë në Obiliq
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari që ngacmoi seksualisht një burrë në Obiliq

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar  në Obiliq një burrë të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një burri tjetër.

Rasti ka ndodhur dje, ndërkohë që për arrestimin e të dyshuarit është njoftuar sot në raportin ditor policor.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, deklaron PK.

Rastin në Polici e ka raportuar  viktima, teksa ka thënë se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.


MË SHUME NGA Kronika