Për shpëlarje parash, dy persona dënohen me burg dhe 20 mijë € gjobë
BKT
Foto:Ilustrim
Kronika

Për shpëlarje parash, dy persona dënohen me burg dhe 20 mijë € gjobë

M.Sh/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve B.N dhe A.N për shpëlarje të parave në bashkëkryerje duke i dënuar së bashku me një vjet e gjashtë muaj burg.

Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari B.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me 1 vit burg, për veprën penale Pastrimi i parasë në bashkëkryerje. Po ashtu B.N dënohet edhe me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000,00) €uro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari A.N, sipas gjykatës, është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, për veprën penale Pastrimi i parasë në bashkëkryerje si dhe është dënuar me gjobë, në shumë prej (5.000,00) €uro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Atyre u janë konfiskuar njëqindenjëzet (120) bankënotat e dëmtuara, në vlerë totale prej gjashtëmijë e pesëdhjetë (6050) €uro, si mjete të cilat janë përdorur me kryerjen e veprës penale.

“Detyrohen të akuzuarit B.N dhe A.N, që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë në emër të dëmit të shkaktuar kërkesën pasurore – juridike të dëmtuarës NLB në Prishtinë, shumën prej pesëmijëenëntëqind (5900) €uro, në afat prej 1 (një) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin  e Gjykatës.

Po ashtu të akuzuarit detyrohen që t’i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej dyqind (200) €uro,  si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej njëqind (100) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.


MË SHUME NGA Kronika