Policia konfirmon djegien e tri veturave në veri
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Policia konfirmon djegien e tri veturave në veri

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot janë djegur tri vetura të tjera, në Leshak të Leposaviqit.

Sipas Policisë veturat e djegura nuk janë me targa RKS.

"Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS),  janë përfshirë nga zjarri", thuhet në njoftim.

Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin 'zjarrvënie' të cilin është duke e trajtuar.

Presidenca e Kosovës ka reaguar  për këtë rast duke thënë se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Më heret janë djegur edhe tetë vetura të tjera. Ndaj rasteve të tilla, ka reaguar Qeveria e Kosovës si dhe ambasadorë të vende të ndryshme të akredituar në Prishtinë.

Rastet e tilla ndodhin vetëm disa ditë para se në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet  e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit.


MË SHUME NGA Kronika