20:57 / 15.04.2023
Sulmohet gazetari i RTK-së
RTK
Gjatë ditës së sotme, në Pejë në rrugën "Mbreti Zog", afër shtëpisë ku dje ndodhi ngjarja e rëndë ku dyshohet se i pandehuri UH vrau nënën e tij, është sulmuar ekipi i RTK-së.
Me këtë rast, gazetarit Islam Haxhiu i është dëmtuar aparati i xhirimit (telefoni) me të cilin ishte duke e kryer detyrën gjatë orarit të punës.
Rasti është hapur edhe në Stacionin e Policisë në Pejë.























