Sekuestrohen 20 pajisje të kriptovalutave në veri
BKT
Kronika

Sekuestrohen 20 pajisje të kriptovalutave në veri

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka  thënë se këto dhe zhvillime në këtë pjesë të vendit nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i kripto-minierave u ndalua sot nga Policia e Kosovës. Sekuestrohen 20 pajisje. Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa. Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka njoftuar Rizvanolli në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme po ashtu janë sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok.


MË SHUME NGA Kronika