Rrezikuan sigurinë në komunikacion tre ngasësve iu merret patentë shoferi
BKT
Kronika

Rrezikuan sigurinë në komunikacion tre ngasësve iu merret patentë shoferi

F. Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion.

Përmes një njoftimi për media nga Polica e Kosovës thuhet se në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.

“Gjatë detyrave policore të zyrtarëve policor të  Njësisë së Rregullimit të Komunikacionit Rrugore të Drejtorisë rajonale të Prizrenit  po hasin në kundërvajtje nga qytetarët të cilët po rrezikojnë sigurinë në komunikacion , me këtë rast për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar me datat 15,16 dhe 17 Prill 2023, nga patrullat e kësaj njësia,    disa ngasëse iu janë konfiskuar patentë shoferët duke iu ndaluar për kohë të caktuar  vozitja”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika